#Sport

Goretzka konfirmon largimin nga Bayerni në fund të sezonit

Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në përfundim të këtij sezoni, duke i dhënë fund një aventure tetëvjeçare me klubin bavarez. Lajmi u konfirmua nga drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, gjatë një konference për media.

Freund bëri të ditur se pas bisedimeve të zhvilluara javët e fundit, palët kanë rënë dakord që rrugët të ndahen në verë, duke vlerësuar kontributin dhe profesionalizmin e mesfushorit gjerman gjatë gjithë qëndrimit të tij në klub.

Goretzka, i cili kishte oferta nga klube si Milani dhe Atletico Madridi, ka vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe të kontribuojë në objektivat e Bayernit për javët e mbetura.

Mesfushori iu bashkua Bayernit në vitin 2018 nga Schalke dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 292 ndeshje, duke shënuar 47 gola dhe dhënë 48 asistime. Me klubin bavarez, ai ka fituar disa trofe, përfshirë edhe tripletën historike në vitin 2020.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *