#Sport

Gol me kokë në fund, Courtois përgëzon portierin e Benficas

Benfica ka shënuar fitore spektakolare 4:2 ndaj Real Madridit, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Ligës së Kampionëve.

Momenti më i veçantë i ndeshjes erdhi në sekondat e fundit, kur portieri i Benficas, Anatoliy Trubin, realizoi një gol me kokë, duke vulosur fitoren e skuadrës portugeze. Pamjet pas ndeshjes flasin vetë: portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, iu afrua homologut të tij për ta përgëzuar, madje edhe me një përqafim të ngrohtë, për këtë gol të rrallë dhe spektakolar.

Të dyja skuadrat do të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League përmes play-off-it, pasi nuk arritën të sigurojnë një vend mes tetë ekipeve më të mira.