#Lajme

Glauk Konjufca bëhet i dyti më i votuari ndonjëherë në Kosovë, tejkalon rezultatin e Vjosa Osmanit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shënuar një rezultat historik në zgjedhje, duke u bërë personi i dytë më i votuar ndonjëherë në Kosovë. Me 302.504 vota të fituara deri më tani, Konjufca ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të Vjosa Osmanit, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marrë 300.788 vota.

Personi më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë mbetet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e këtij viti ka thyer rekordin e vet duke siguruar 385.447 vota.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit me 466.645 vota apo 50.65 për qind, ende pa u përfunduar numërimi i votave me postë, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 188.268 vota apo 20.43 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 122.885 vota apo 13.34 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 20.908 vota apo 5.53 për qind.

Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.