#Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtatë zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në veprime korruptive.

Të dyshuarit u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të një operacioni të gjerë antikorrupsion, të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me AKI-në. Në mesin e tyre përfshihen një gjyqtar i Gjykatës së Graçanicës me inicialet J.M., tre zyrtarë nga avokatura me inicialet N.K., M.D. dhe B.D., eksperti gjyqësor Sh.T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së G.L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë me inicialet F.I.

Vendimi për paraburgim është marrë nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Speciale për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve, në kuadër të procedurave penale që po zhvillohen ndaj tyre.