#Lajme

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se kjo masë mbetet e domosdoshme dhe është mënyra e vetme për të parandaluar mundësinë e ndikimit në prova dhe dëshmitarë.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën e dëshmive të mbrojtjes. I pari që dëshmoi ishte ish-zyrtari amerikan James Rubin, ndërsa sot dëshminë e tij e përfundoi Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje.