#Lajme

Gjilan, zbulohet plantacion me 500 bimë kanabis – arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion antidrogë në rajonin e Gjilanit, ku ka lokalizuar një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa. Bimët ishin të kultivuara në katër sera dhe ndodheshin në fazë të avancuar zhvillimi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit policor është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Autoritetet konfirmojnë se procesi i shkatërrimit të lëndëve narkotike do të kryhet në bashkëpunim dhe koordinim me organet përgjegjëse të drejtësisë.