Gjilan: Policia sekuestron marihuanë dhe pajisje për kultivim, ndalohet një person
Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka ndaluar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe kultivim të narkotikëve.
Gjatë kontrollit më 10 nëntor 2025, tek i dyshuari me inicialet E.R. janë gjetur dhe sekuestruar 220.87 gram marihuanë, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike, një bimë kanabis e mbjellë, 190 fara të bimës Cannabis sativa me peshë 3.70 gram, dy qese të tjera me marihuanë me peshë 3.88 gram, si dhe një telefon iPhone X ngjyrë ari.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Rasti po hetohet sipas neneve 267 dhe 272 të Kodit Penal të Kosovës.










