#Kosova #Lajme

Gjilan: Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobitet dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Policia e Kosovës ka ndaluar një shofer me targa zvicerane që po lëvizte me 113 km/h në një zonë me kufizim 60 km/h, në rrugën Gjilan–Kamenicë. Ngjarja ndodhi më 25 korrik, gjatë një kontrolli rutinë të trafikut.

Shoferi, me leje drejtimi nga Zvicra, është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në Kosovë për tre muaj.

Policia ka njoftuar se për shkeljen janë informuar edhe autoritetet zvicerane, në bazë të marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim.

Drejtuesit e mjeteve, veçanërisht mërgimtarët, u paralajmëruan të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ndëshkimet dhe aksidentet.