Gërvalla: Rezultati i 28 dhjetorit, mesazh i qartë i qytetarëve për të shmangur bllokadat dhe vonesat
Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk e ka befasuar, pasi qytetarët e Kosovës kanë dhënë një verdikt të qartë pas një viti të vështirë politik.
Në një intervistë për emisionin “Politiko”, Gërvalla theksoi se qytetarët kanë kërkuar të shmangen vonesat, bllokadat dhe frenimet e proceseve, duke dëshmuar dëshirën për një vit 2026 më të stabilizuar dhe me funksionim më të mirë institucional. Ajo vlerësoi se rezultati zgjedhor dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë për vazhdimin e proceseve pa pengesa dhe për rritjen e përgjegjësisë politike.











