#Lajme

Gati dy orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Bashkatdhetarët që po udhëtojnë drejt jashtë Kosovës po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Situata më e ngarkuar paraqitet në Merdarë, ku kolonat e automjeteve arrijnë deri në 1,200 metra dhe pritjet për dalje nga vendi variojnë nga 120 deri në 150 minuta. Në pikëkalimin Dheu i Bardhë, pritjet kanë arritur deri në 60 minuta, me një kolonë prej rreth 300 metrash. Ndërsa në Jarinjë dhe Bërnjak pritjet llogariten nga 15 deri në 20 minuta.

Në pikat kufitare të tjera, si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje minimale nga 4 deri në 5 minuta.