Gashi: Votova pro Dimal Bashës për shkak të një premtimi të mëparshëm
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar arsyet që e shtynë të votojë për kandidatin për kryetar të Kuvendit, Dimal Basha.
Gashi tha se kjo ishte një zgjedhje e bazuar në një premtim të dhënë më parë: “Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Nuk e kam ditur që del sot në votim, por i kam thënë se kurdo që të qesin votën time, e ke”.
Ai e përshkroi Bashën si një figurë të balancuar dhe jo fort polarizuese: “Është djalë simpatik. Nganjëherë duhet të mendojmë përtej. Nuk është shumë polarizues, i ka disa deklarata të forta herë pas here, por nuk ka një të kaluar që e pengon të bëjë punën”.











