#Lajme

Gashi: Do ta miratoj dorëheqjen e Abdixhikut, çdo kandidaturë në LDK është e mirëseardhur

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë këtë të shtunë, më 31 janar, Kuvendin e saj zgjedhor, ku kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, do të ofrojë dorëheqjen, sipas njoftimit të Besian Mustafës pas mbledhjes së 19 janarit.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do të paraqesë kandidaturën për kryetar në këtë kuvend.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar për Indeksonline se çdo kandidaturë është e mirëseardhur. Ai ka shtuar se do të diskutojë gjatë kuvendit dhe se e mbështet dorëheqjen e Abdixhikut, duke theksuar se është pro një ndryshimi brenda partisë.

Kuvendi do të nisë në ora 12:00, ndërsa Abdixhiku ka theksuar në rrjetet sociale se LDK nuk frikësohet nga anëtarësia, vota apo gara.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *