#Lajme

Garë e ngushtë në Mitrovicë, Tahiri dhe Peci ndahen nga një diferencë e vogël votash

Numërimi i votave me postë në Komunën e Mitrovicës ka përfunduar, duke zbuluar një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve për kryetar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 47.96% të votave, ndërsa Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 47.60%.

Nga ana tjetër, rezultatet preliminare të publikuara më parë tregojnë që Tahiri ishte pak më përpara me 47.89%, ndërsa Peci kishte 47.80%.

Me këtë diferencë të vogël në vota, gara për kryetar të Komunës së Mitrovicës pritet të vazhdojë në balotazh, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *