#Lajme

Ganimete Musliu reagon ndaj Mustafës: “Gabimi trashanik i LDK-së nuk ishte Thaçi”

Pas deklaratës së Besian Mustafës se LDK kishte bërë gabim trashanik duke votuar Hashim Thaçin për president, ka reaguar Ganimete Musliu nga PDK-ja. Ajo ka thënë se gabimi i vërtetë i LDK-së nuk ka qenë Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik.

Musliu ka shtuar se kjo paaftësi ka penguar LDK-në të përballet me të vërtetën dhe të kritikojë drejtuesit politikë si Donika Gërvalla, Faton Peci dhe Vjosa Osmani, duke krijuar iluzione se ata do t’i riparonin humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga vetë partia. Sipas saj, heshtja u bë më e rëndë për shkak të mbylljes së syve para skandaleve të shumta gjatë mandateve të zyrtarëve të lartë të LDK-së në qeveri, diplomaci dhe presidencë.