#Ballina #Sport #Zëri i Qytetit

Futboll, argëtim dhe edukatë në ditën e gjashtë të shkollës verore nga KBI Vushtrri

Futboll, argëtim dhe edukatë në ditën e gjashtë të shkollës verore nga KBI Vushtrri

Në kuadër të aktiviteteve të shkollës verore të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Vushtrri, më 5 korrik është mbajtur një turnir futbolli për nxënësit e moshës 9 deri 14 vjeç.

Turniri ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfshirë 14 ekipe të përbëra nga nxënës të shkollës verore. Ndeshjet janë zhvilluar në tri fusha të ndara, ku për secilën ka referuar nga një hoxhë i përfshirë në organizim.

Grupmosha më e vogël, 6-8 vjeç, nuk ka marrë pjesë në këtë aktivitet për arsye sigurie, mirëpo për ta do të organizohen aktivitete të tjera në vijim.

Në përmbyllje të turnirit janë përzgjedhur tre ekipet më të mira, të cilat do të shpërblehen me mirënjohje dhe dhurata në fund të shkollës verore.

Nga KBI Vushtrri është vlerësuar se nxënësit kanë kaluar një ditë të bukur, aktive dhe edukative. Po ashtu, është shprehur falënderim për prindërit për përkrahjen dhe sjelljen shembullore të fëmijëve gjatë aktivitetit.

Futboll, argëtim dhe edukatë në ditën e gjashtë të shkollës verore nga KBI Vushtrri

Rrahje dhe të shtëna në Vushtrri –

Futboll, argëtim dhe edukatë në ditën e gjashtë të shkollës verore nga KBI Vushtrri

“Film aksion” në Vushtrri, sulmohet dhe ndiqet