FSK trajnon pjesëtarët për qitje në distanca të largëta
Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një trajnim të specializuar për pjesëtarët e saj në qitje në distanca të largëta, me synim ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale.
Në një njoftim në Facebook, FSK bëri të ditur se ky trajnim ka për qëllim certifikimin e ushtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake.
“FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet në njoftim.











