FSK rrit kapacitetet profesionale: Furnizohet me veshmbathje speciale për zhytje
Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë të re për furnizim me veshmbathje të specializuara për kërkim–shpëtim në zhytje, të koduara SUFSK 1001, të cilat do të përdoren për nevojat operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kontrata, e cila ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, është dhënë pas një procedure ritenderimi dhe synon të rrisë kapacitetet profesionale dhe efikasitetin e FSK-së në misionet kërkim-shpëtim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, furnizimi do të kryhet nga operatori ekonomik fitues “Profitech”, i vlerësuar si plotësues i të gjitha kushteve teknike dhe specifikimeve të tenderit.
Vlera totale e kontratës është 73,420.80 euro, ndërsa ky investim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe profesionalizimit të mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.











