FSK-ja i bashkohet kërkimeve për mërgimtarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit
Kanë hyrë në ditën e tretë kërkimet për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe nuk është parë më të dalë nga uji.
Policia e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe njësitet e zhytësve kanë qenë të angazhuara vazhdimisht në terren, por deri më tani nuk është gjetur trupi i tij.
Me lejen e marrë nga KFOR-i, gjatë ditës së sotme pritet që edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) t’u bashkohet kërkimeve për të ndihmuar në intensifikimin e operacionit.













