Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar sot një ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, me arsyetimin e mbrojtjes nga ngacmimet online dhe ndikimet negative në shëndetin mendor.
Sipas ligjit të ri, ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 shtator të këtij viti. Projektligji është propozuar nga deputetët e grupit “Ringjallja” në Asamblenë Kombëtare dhe tashmë pritet t’i dërgohet Senatit për shqyrtim në mesin e muajit shkurt.
Ndërkohë, platformat e mediave sociale do të kenë afat deri më 31 dhjetor për të çaktivizuar llogaritë ekzistuese që nuk janë në përputhje me rregullat e reja, raportojnë mediat franceze.








