#Sport

Formacionet zyrtare: Borussia Dortmund vs Inter Milan

Borussia Dortmund pret sonte Inter Milanin në Westfalenstadion në kuadër të javës së 8-të të Ligës së Kampionëve, ndeshje e cila nis nga ora 21:00. Të dy skuadrat kërkojnë me ngulm fitoren për të rritur shanset për një vend në top-8 ose për një short të favorshëm në fazën e play-off-it.

Trajneri i Dortmundit, Niko Kovaç, i beson një starti të rrallë Filippo Manes në mbrojtje, ndërsa Ramy Bensebaini zëvendëson të pezulluarin Daniel Svensson. Interi do të luajë me ish-yjet e BVB-së, Manuel Akanji dhe Henrik Mkhitaryan.

Formacioni startues i Borussia Dortmund (3-4-2-1):

Kobel – Can, Schlotterbeck, Mane – Ryerson, Bellingham, Nmecha, Bensebaini – Beier, Silva – Guirassy

Formacioni startues i Inter Milan (3-5-2):

Sommer – Akanji, Acerbi, Bisseck – Luis Henrique, Sucic, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco – Bonny, Thuram