Fluks në rritje në pikat kufitare, pritje deri në 2 orë e 30 minuta te Dheu i Bardhë
Pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të madh të hyrjeve, kryesisht nga mërgimtarët dhe qytetarët që po kthehen në vend.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes arrin deri në 2 orë e 30 minuta.
Edhe në Jarinjë dhe Muçibabë situata paraqitet e ngarkuar, me pritje rreth 1 orë. Ndërkohë, në pikën kufitare të Bërnjakut qytetarët po presin nga 30 deri në 40 minuta.
Në pikat tjera kufitare, lëvizja është më e lehtë dhe pritjet janë dukshëm më të shkurtra.











