Flamujt e UÇK-së valojnë në Hagë, protestuesit kërkojnë drejtësi për çlirimtarët
Me flamujt e UÇK-së, të Kosovës dhe kuq e zi, qindra protestues janë nisur drejt Hagës për të marrë pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale, e cila mbahet sot nga ora 14:00 pranë Dhomave të Specializuara.
Pritet që në Hagë të jenë qindra e mijëra bashkëluftëtarë të UÇK-së, mërgimtarë nga diaspora dhe qytetarë nga Kosova.










