#Sport

Fitore dramatike e Beshiktashit ndaj Eyupsporit, Rashica titullar

Beshiktashi ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Turqisë, duke triumfuar të dielën mbrëma para tifozëve të vet ndaj Eyupsporit me rezultat 2:1.

Takimi i xhiros së dytë solli emocione deri në fund, me Rafa Silvën që realizoi golin vendimtar në minutën e 96-të.

Vendësit kaluan në epërsi herët, kur Tammy Abraham shënoi në minutën e 19-të, por dhjetë minuta më vonë Mame Thiam barazoi për mysafirët. Ishte Silva ai që në sekondat e fundit vulosi fitoren e Beshiktashit.

Milot Rashica luajti si titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 98-të.