FFK reagon ndaj paralajmërimeve të MKRS-së për ndryshime statutore
Ditë më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës një shkresë zyrtare, ku paralajmëronte nevojën për ndryshime statutore para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.
Në njoftim, MKRS-ja kërkonte që para se të zhvillohet Kuvendi i paralajmëruar më 5 shkurt 2026, FFK të harmonizonte disa çështje thelbësore të Statutit dhe akteve normative.
Sot, FFK i është përgjigjur ministrisë duke publikuar një video nga Kuvendi i kaluar dhe duke theksuar se ndryshimet statutore janë miratuar në përputhje me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s. “Faktet flasin vetë, prandaj e risjellim momentin e këtyre ndryshimeve,” njoftoi FFK në faqen zyrtare.










