#Sport

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për 2026

Federata e Futbollit e Kosovës ka shpallur sot gjyqtarët dhe asistentët që do të mbajnë stemën e FIFA-s për vitin 2026. Ndarjen e stemave e bëri presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani.

Ademi vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin dhe suksesin e futbollit në vend dhe jashtë tij. Ai i inkurajoi gjyqtarët të vazhdojnë punën me profesionalizëm dhe vigjilencë të shtuar.

Në listën e gjyqtarëve kryesorë janë: Genc Nuza, Visar Kastrati, Mervan Bejtullahu dhe Rita Vehapi. Asistentët përfshijnë Fatlum Berishën, Bujar Selimajn, Besnik Morinën, Lumturije Muhadrin, Edmond Zeqirin, Fatlum Sekiraqën, Granit Hysenin, Arbnor Bullatovcin dhe Fitore Govorin.

Për Video Match Official (VAR) janë deleguar Genc Nuza, Visar Kastrati dhe Alban Shala, ndërsa gjyqtarët e futsallit janë Florentina Kallaba, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli.