#Lajme

Ferizaj: Vdes një burrë pasi u godit nga lis i rrëzuar

Një burrë ka humbur jetën në fshatin Manastric të Ferizajt, pasi një lis ra mbi të duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia njoftoi se viktima ishte duke prerë dru pranë oborrit kur ndodhi rasti. Ai u dërgua fillimisht në qendrën emergjente e më pas në QKUK, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.