Ferizaj: 25-vjeçari kapet me 13 qese marihuanë
Një rast i posedimit të narkotikëve është zbuluar në Ferizaj, ku Policia ka arrestuar një 25-vjeçar me disa doza të marihuanës të gatshme për shpërndarje.
Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025, rreth orës 06:00, në qendrën tregtare “The Village”, në parkingun e marketit “Viva Fresh”. Patrulla policore ka vërejtur një person duke bërë veprime të dyshimta dhe pas ndalimit është identifikuar si Sh. Ll., 25 vjeç.
Në momentin që kishte parë policinë, i dyshuari ka tentuar të hedhë një paketë cigareje. Pas kontrollit, në çantën e tij të belit është gjetur një qese me marihuanë, ndërsa brenda pakos së cigareve janë zbuluar edhe 12 qese të tjera.
Në total janë sekuestruar 13 qese me marihuanë, me peshë 7.34 gram. Me autorizim të prokurores kompetente, rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.











