Fenerbahce përforcon mesfushën, firmos me Matteo Guendouzin
Klubi turk Fenerbahce ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez Matteo Guendouzi nga Lazio në Serie A. Lajmin e kanë konfirmuar të dy klubet.
26-vjeçari ka filluar karrierën te Lorient dhe më pas u transferua te Arsenal në vitin 2018. Ai ka kaluar huazime te Hertha Berlin dhe Marseille, ku u bë pjesë e përhershme në vitin 2022, para se në 2024 të bashkohej me Lazio.
Fenerbahce njoftoi se ka firmosur me Guendouzi një kontratë afatgjatë, duke forcuar mesfushën e skuadrës turke.











