#Sport

FC Prishtina zyrtarizon transferimin e Harun Karić

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me mesfushorin boshnjak, Harun Karić, 23 vjeç, i cili vjen me përvojë nga kampionate të ndryshme. Së fundmi, Karić ka luajtur në elitën e futbollit të Kirgistanit për ekipet Bars dhe Abdysh-Ata Kant, ku fitoi titullin dhe superkupën.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e klubeve kroate dhe boshnjake, përfshirë NK Lokomotiva, Željezničar, Tuzla City dhe OFK Gradina. Karić ka përfaqësuar Bosnjën edhe në nivelin ndërkombëtar U19 dhe U21.

Në deklaratën e tij të parë për klubin, Karić tha se ndihet i nderuar që po bashkohet me Prishtinën dhe premtoi të japë maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje për arritjen e objektivave të skuadrës.