#Lajme

Faton Peci thërret mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut më 12 dhjetor

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se ka nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 12 dhjetor 2025 në orën 12:00.

Në një postim në Facebook, Peci tha se kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të tij, të cilin e cilësoi si rezultat të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës.

“Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese… Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve. Na priftë e mbara!”, shkroi ai.

Me këtë hap, Peci zyrtarisht paralajmëroi nisjen e punës si kryetar i komunës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *