#Lajme

Fatmir Limaj: Lufta çlirimtare vazhdon të sfidohet edhe pas 20 vitesh

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në 20-vjetorin e aktgjykimit të tij lirues nga Gjykata e Hagës, ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe mbrojtëse për popullin e Kosovës. Ai kujtoi se procesi gjyqësor në Hagë ishte i gjatë dhe i vështirë, në një kohë kur Kosova ende nuk kishte shtetësi dhe as mbështetje institucionale për një mbrojtje të strukturuar.

Limaj theksoi se për herë të parë ai dhe bashkëluftëtarët e tij u përballën me sfidimin e së vërtetës së luftës çlirimtare në instancat ndërkombëtare, duke u mbështetur vetëm në faktet e luftës dhe përkrahjen e popullit.

Ai u shpreh se, edhe dy dekada më vonë, lufta çlirimtare vazhdon të sfidohet në Hagë përmes proceseve ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke shprehur bindjen se akuzat do të bien dhe të akuzuarit do të dalin të pafajshëm.

Limaj kritikoi mungesën e mbrojtjes institucionale dhe historike nga shteti i Kosovës, duke e cilësuar këtë si një situatë trishtuese, pasi – siç tha ai – e vërteta e luftës mbi të cilën është ngritur shteti duhet të mbrohet me përkushtim.

Ai përfundoi mesazhin me një thirrje për nderimin e UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit.

Fatmir Limaj: Lufta çlirimtare vazhdon të sfidohet edhe pas 20 vitesh

Kosova në rrezik të humbë fonde nga