#Sport

FA padit Chelsean dhe West Hamin pas përleshjes në fund të ndeshjes

Shoqata Angleze e Futbollit (FA) ka ngritur padi zyrtare ndaj Chelseat dhe West Ham United për incidentet e ndodhura në përfundim të ndeshjes së Ligës Premier, e cila u mbyll me rezultat 3-2.

Ngjarja kryesore ndodhi në minutën e 96-të, kur anësori i West Hamit, Adama Traore, u përplas me mbrojtësin e Chelseat, Marc Cucurella, gjatë një dueli për topin pranë cepit të fushës. Pas kontaktit, Traore e shtyu Cucurellan në tokë dhe protestoi te gjyqtari anësor.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Joao Pedro ndërhyri në mbrojtje të bashkëlojtarit dhe e shtyu Traoren, duke shkaktuar një përleshje mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Në rrëmujë e sipër, mbrojtësi i West Hamit, Jean-Clair Todibo, u pa duke e kapur nga qafa një futbollist të Chelseat.

Gjyqtari Anthony Taylor fillimisht ndëshkoi Traoren dhe Joao Pedron me kartonë të verdhë, ndërsa pas rishikimit të pamjeve, përjashtoi Todibon me karton të kuq.

FA i ka akuzuar të dy klubet për dështim në parandalimin e sjelljes së papranueshme dhe provokuese nga lojtarët e tyre. Chelsea dhe West Ham kanë afat deri më 6 shkurt për të paraqitur shpjegimet dhe mbrojtjen e tyre zyrtare.