#Botë

Europe Magazine: Kosova ndër vendet më të fundit për lirinë e medias në Europë

Europe Magazine ka përshkruar “dallime shqetësuese” mes vendeve europiane lidhur me lirinë e medias, duke iu referuar renditjes së fundit të “Reporterët pa Kufij”.

Shtetet nordike si Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka kryesojnë listën për ofrimin e mbrojtjes së fortë ligjore për gazetarët dhe krijimin e një mjedisi mediatik të favorshëm.

Në anën tjetër, vendet e Europës Jugore dhe Lindore performojnë dukshëm më dobët. Europe Magazine përmend Greqinë, e cila është prekur nga survejimi me spyware, ndërhyrjet politike dhe ngacmimet ligjore ndaj gazetarëve, si dhe Ballkanin Perëndimor, ku Kosova, Bosnja dhe Serbia kanë rezultate të dobëta.

Kosova renditet e pesta nga fundi në kontinent për lirinë e medias, pas saj gjenden vetëm Gjeorgjia, Turqia, Bjellorusia dhe Rusia. Raporti i Europe Magazine nënvizon se globalisht perspektiva është shqetësuese, me më shumë se gjysmën e vendeve të klasifikuara si me kushte “të vështira” ose “shumë serioze” për gazetarinë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *