Erdogan telefonon emirin e Katarit: Turqia mbështet Dohën pas sulmit izraelit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të qëndrojë pranë Dohës me të gjitha mjetet pas sulmit të Izraelit.
Telefonata mes dy liderëve u zhvillua të martën, ku u diskutuan edhe hapat e mëtejshëm për menaxhimin e situatës pas incidentit. Sulmi izraelit ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, përfshirë dënimin nga Bashkimi Evropian si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa vendet e përfshira po kërkojnë mënyra për të shmangur përshkallëzimin dhe për të arritur një armëpushim.











