#Lajme

Emilija Rexhepi refuzon të komentojë moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar të shprehë qëndrimin e saj lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të moscertifikuar Listën Serbe. Në një përgjigje të shkurtër për Front Online, Rexhepi deklaroi se nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.

“Nuk dua të komentoj asgjë lidhur me këtë çështje”, tha ajo, duke bërë të ditur se nuk synon të përfshihet në debatin politik që ka pasuar vendimin e KQZ-së.

Moscertifikimi i Listës Serbe ka shkaktuar reagime të shumta në skenën politike dhe atë diplomatike, por Rexhepi ka zgjedhur të qëndrojë jashtë diskutimeve rreth kësaj teme.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *