Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
Një person i kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e rëndë” është ekstraduar nga Austria në Kosovë.
Ekstradimi është realizuar sot rreth orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave i stacionit policor në Podujevë, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.
Sapo është pranuar nga autoritetet kosovare, i kërkuari është dërguar për të vuajtur dënimin prej 1 viti e 6 muajsh burgim.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e ligjit dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke i sjellë ata para drejtësisë.











