#Lajme

Ekskluzive: Operacion i madh antidrogë në Gjilan, zbulohen sera me drogë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorinë, ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti, konfirmoi se deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një armë zjarri.

AKI raportohet të ketë pasur rol vendimtar në identifikimin e lokacionit dhe personave të përfshirë. Operacioni është ende në zhvillim.