Eintracht Frankfurt shkarkon trajnerin Dino Toppmöller
Skuadra e Bundesligës gjermane, Eintracht Frankfurt, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Dino Toppmöller.
Sipas raportimeve të medias gjermane SkySport, vendimi për largimin e 45-vjeçarit është marrë pas barazimit 3-3 të arritur ndaj Werder Bremenit. Kështu përfundon periudha e Toppmöllerit në krye të Frankfurtit, e cila zgjati rreth dy vjet e gjysmë.
Në javët e fundit, Toppmöller ishte përballur me kritika të ashpra publike nga drejtori sportiv i klubit, Markus Krösche, për shkak të rezultateve zhgënjyese të skuadrës.










