Edon Zhegrova pritet të startojë sonte ndaj Udineses në Kupën e Italisë
Pas dy fitoreve radhazi, Juventusi synon të shënojë triumfin e tretë në tre ndeshje të ndryshme, teksa përballet sonte me Udinesen në Kupën e Italisë. Ndeshja nis në orën 21:00, me Edon Zhegrovën që pritet të startojë nga minuta e parë.
Mediat italiane raportojnë se trajneri Spalletti do t’i besojë sulmuesit kosovar, duke bërë edhe disa rotacione në formacion për shkak të ngarkesës së lartë të ndeshjeve në pak ditë.
Formacionet e mundshme:
Juventus: Perin; Kalulu, Gatti, Kelly; Cambiaso, Locatelli, Koopmeiners, Cabal; Zhegrova, Adzic; Openda
Udinese: Okoye; Goglichidze, Kabasele, Solet; Ehizibue, Miller, Karlstrom, Atta, Zemura; Bravo, Buksa











