#Sport

Edmond Azemi: KB Sigal Prishtina nuk është pronë private

Ish-basketbollisti i Prishtinës, Edmond Azemi, ka reaguar pas zgjedhjes së Bekë Berishës në krye të KB Sigal Prishtina.

Azemi theksoi se klubi nuk është pronë private dhe nuk duhet të shfrytëzohet për interesa të ngushta personale. Ai shtoi se çdo vendim i marrë duhet të bëhet në bashkëpunim me tifozët “Plisat”, të cilët sipas tij janë zemra e klubit.

Në reagimin e tij, Azemi përmendi edhe shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit gjeneral të KB Prishtina në vitin 2023, kur në krye të klubit u vendos Blerand Stavileci.