Edita Tahiri: Osmani u sigurua për mbështetjen e VV-së për mandatin e dytë presidencial
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani lidhur me mandatarin e ri për formimin e qeverisë. Në një postim në Facebook, ajo tha se Osmani ka mbështetur dy herë kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, edhe pse pa u siguruar paraprakisht për shumicën në Kuvend.
Sipas Tahirit, këtë herë presidentja është bindur se do të ketë mbështetjen e VV-së për mandatin e saj të dytë në krye të shtetit.









