#Lajme

Edita Tahiri: Kurti dhe VV e futën Kosovën në librin e Guinness për shkelje të Kushtetutës

Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje flagrante të Kushtetutës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tahiri tha se Kosova është futur në librin e Guinness-it si shembull i shkeljes së Kushtetutës nga vetë pushteti, duke e cilësuar këtë si një gabim historik që, sipas saj, një ditë do t’u sjellë turp Kurtit dhe VV-së.

Deklarata e saj vjen në kohën kur vendi ndodhet në krizë institucionale, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit pa zgjedhjen e plotë të Kryesisë, gjë që opozita e ka quajtur antikushtetuese.