#Lajme

Edita Tahiri kritikon Kurtin: “Ndërton dy ura mbi Ibër, por një mur politik ndaj opozitës”

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, duke kritikuar njëkohësisht qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se ndërtimi i urave është një zhvillim pozitiv për qytetarët, por ka akuzuar Kurtin se, në anën tjetër, ka ngritur një “mur politik” ndaj partive opozitare.

“Dy ura dhe një mur – dy ura mbi lumin Ibër mirë për qytetarët, por Kurti ka vendosur një mur politik ndaj opozitës – shumë keq për shtetin. Pasojat shtrenjtë do t’i paguajë Kosova”, ka shkruar ajo.

Tahiri e cilësoi këtë qasje si të dëmshme për vendin, duke paralajmëruar pasoja serioze në planin politik e institucional.