Edita Tahiri: Ish-udhëheqësit po sakrifikohen në Speciale, ndërsa pushtetarët aktual dëmtojnë aleancën me SHBA-në
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve në Gjykatën Speciale dhe dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan James Rubin, duke thënë se ata që kontribuuan për krijimin e shtetit po përballen sot me sakrifica kombëtare në Hagë.
Në një postim të saj, Tahiri kritikoi qeverinë aktuale, duke theksuar se pushtetarët që nuk kanë dhënë kontribut në shtetndërtim po e dëmtojnë shtetin dhe aleancën me partnerin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificën kombëtare në Gjykatën Speciale – të tjerët që nuk bënë asgjë po e dëmtojnë shtetin dhe aleancën me aleatin kryesor. Çfarë paradoksi – s’do ta kishim besuar sidomos ne që ishim në krye të shtetkrijimit”, ka shkruar ajo.











