Edi Rama takohet me Benjamin Netanyahu gjatë vizitës zyrtare në Izrael
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndron në një vizitë zyrtare në Izrael, e cila do të përfundojë nesër. Gjatë qëndrimit të tij, Rama është takuar me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Vizita zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.








