Edi Rama: Kërkon drejtësi për Kosovën dhe ish-krerët e UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me proceset ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai ka publikuar një fotografi nga protesta e sotme në qytetin holandez, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të çlirimtarëve.
“Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.










