#Lajme

Edi Rama i kthen ftesën Trumpit për Bordin e Paqes

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka dërguar Presidentit amerikan, Donald J. Trump, përgjigjen e tij lidhur me ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Rama njoftoi se ky angazhim do t’i përcillet së shpejti edhe Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Në letrën drejtuar Trumpit, Rama shpreh vlerësimin për udhëheqjen dhe vizionin e tij në themelimin e Bordit, duke falënderuar për ftesën personale dhe atë të Republikës së Shqipërisë për t’u bërë anëtare themeluese. Kryeministri thekson rëndësinë e veprimit të menjëhershëm për paqen, duke e cilësuar Bordin e Paqes si një instrument të fokusuar dhe efektiv për ndërtimin e paqes globale.

Rama rithekson lidhjen e ngushtë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar partneritetin e vendit të tij në promovimin e lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar në misionin e Bordit të Paqes.



Screenshot
Screenshot

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *