#Sport

E kërkuar nga Milani, Disasi largohet nga Chelsea dhe bashkohet me West Ham në luftën për mbijetesë

West Ham United ka zyrtarizuar përforcimin e repartit mbrojtës me Axel Disasin. Mbrojtësi 27-vjeçar është huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit, pas një periudhe ku nuk ishte në planet e klubit blu nga Londra.

Transferimi i Disasit vjen në një moment delikat për West Hamin, i cili ndodhet në mes të betejës për mbijetesë në Premier League dhe ka nevojë urgjente për stabilitet në prapavijë. Deri tani, “Çekanët” kanë pësuar 48 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër në kampionat.

Pritshmëritë janë që Disasi të japë një kontribut të menjëhershëm në përmirësimin e mbrojtjes, sidomos në një periudhë kur skuadra do të jetë e cunguar. West Ham do të duhet të bëjë pa shërbimet e Jean-Clair Todibos për tri ndeshjet e ardhshme, pas kartonit të kuq të marrë në takimin e fundit, si pasojë e ndërhyrjes ndaj Joao Pedros.

Mbrojtësi francez, i cili më herët ishte përfolur edhe si objektiv i Milanit, pritet të ketë rol kyç në përpjekjet e West Ham për të shpëtuar sezonin dhe për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *