E bujshme: Drita dhe Shkëndija mund të përballen në Ligën e Evropës, nëse eliminohen nga Liga e Kampionëve
Është hedhur shorti për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës, dhe një përballje interesante mund të ndodhë mes dy skuadrave shqiptare.
Nëse Drita dhe Shkëndija eliminohen nga raundi i dytë i Ligës së Kampionëve, atëherë ato do të përballen mes vete në një derbi shqiptar në kuadër të Ligës së Evropës.
Drita në raundin e dytë të Championsit do të luajë ndaj skuadrës daneze Copenhagen, ndërsa Shkëndija përballet me ekipin rumun FCSB. Nëse të dyja nuk arrijnë të kalojnë tutje, atëherë do të takohen në fazën tjetër të Ligës së Evropës.











