#Lajme

Dyshohet për helmim të disa nxënësve në një shkollë në Vitomiricë të Pejës

Disa nxënës të një shkolle në fshatin Vitomiricë të Pejës dyshohet se janë helmuar gjatë procesit mësimor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se bëhet fjalë për 6 deri në 7 nxënës.

Sipas tij, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 të mëngjesit se disa nxënës kishin shfaqur shqetësime shëndetësore. Të njëjtit janë transportuar me autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në afërsi, ku kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit, drejtori i shkollës është ftuar për intervistim dhe ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin. Hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të Policisë për të zbardhur shkaqet e dyshimit për helmim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *